Video/ Ja plani interesant për përmirësimin e lëvizshmërisë në Barcelonë

0
723

Marsin e kaluar, Klubi i Automobilit të Spanjës (RACC) publikoi raportin me titull: “Le të kthejmë Barcelonën në një shembull të lëvizshmërisë”, duke përcaktuar një plan me 45 propozime për përmirësimin e mobilitetit të Barcelonës.

Plani synon të promovojë dhe rregullojë rritjen e lëvizjes së përbashkët, ndërmodale dhe lëvizshmërinë e lidhur për të mbërritur në synimin që të ketë zero humbje jete në trafikun e qytetit. Përkundër fokusimit në Barcelonë, plani ofron sugjerime interesante për të përmirësuar lëvizjen në qytete të tjera të mëdha.

Presidenti i Klubit të Automobilit të Spanjës (RACC), Josep Mateu paraqiti planin në një konferencë ku morën pjesë një numër i madh përfaqësuesish nga qeveria, bizneset dhe mediat. Ai theksoi rolin strategjik të lëvizjes për të siguruar rritjen ekonomike të qyteteve dhe cilësinë e jetës. Ai këmbënguli se e drejta për lëvizshmëri duhet të ecë paralel me nevojën tonë për të jetuar në mjedise të shëndetshme.

Propozimet e RACC janë përmbledhur në dy kapituj:

1.Propozime për të përmirësuar lëvizshmërinë aktuale

-Mobilitet më i sigurt ku theksohet mbrojtja e këmbësorëve dhe motoçiklistëve, si dhe përmirësimin e bashkëjetesës të tw gjitha mjeteve të transportit.

-Lëvizshmëri më e qëndrueshme, e fokusuar në eliminimin e automjeteve më ndotëse në mënyrë progresive.

-Lëvizshmëri më e përballueshme, e orientuar kryesisht në reduktimin e mbingarkesës, përmirësimin e transportit publik dhe riorganizimin e taksave.

2.Propozime për të adresuar lëvizshmërinë në të ardhmen

-Lëvizshmëria e emetimeve zero: angazhim i vendosur për të përshpejtuar elektrizimin e flotës së automjeteve.

-Lëvizshmëria e lidhur: rritja e sigurisë, optimizimi i flukseve të trafikut dhe ndihmesa në uljen e ndikimit në mjedis.

-Lëvizja intermodale, përmes planifikimit të “mobilitetit si shërbim”, me rrjetet e bashkëpunimit ndërmjet operatorëve të ndryshëm publikë dhe privatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here