Video e veçantë/ Piloti goditet në kokë nga një fazan gjatë garës

0
802

Një pilot britanik i Formula 4 u godit në kokë nga një fazan gjatë garës në Croft gjatë muajit qershor. Tommy Foster u godit nga zogu në momentin që po shkonte për në pit-stop në fund të një sesioni provash, ndërsa përshkroi se ishte njëlloj sikur u godit nga një tullë që po fluturonte drejt tij. “Nuk e pashë deri në momentin që ishte pak centimetra larg fytyrës sime, ndërsa nuk kisha kohë që të reagoja për ta shmangur. U ndjeva sikur u godita nga një tullë në fytyrë. Xhami i helmetës u shtyp, por nuk u thye”, tregoi Foster për numrin e fundit të revistës së FIA-s, “AUTO+MEDICAL”. Piloti mori fillimisht aprovimin nga stafi mjekësor përpara se të bëhej pjesë e garës. “Kam parë kafshë në rrugë më parë, por jo një fazan, deri kur erdhi mbi makinën time. Falënderoj helmetën Arai UK si një produkt shumë cilësor”, tha piloti. Foster garon për Arden Motorsport që është në pronësi të bosit të skuadrës “Red Bull Racing” në Formula 1, Christian Horner. Duke parë incidentin, piloti shpjegoi rëndësinë e përdorimit të helmetave të homologuara sipas standardeve të FIA-s. “Shumë pilotë të makinave apo karteve vendosin helmeta me cilësi më të dobët. Nëse do të kisha edhe unë një të tillë, atëherë do të kishte qenë një aksident shumë serioz”, shpjegoi Foster.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here