Klubi i Automobilit të Shqipërisë organizoi për herë të parë në vendin tonë garën “ACA Karting Slalom 2019”. Dy fituesit e këtij kompeticioni, Kristofor Mjeshtri dhe Alexia Karaguni do të përfaqësojnë Shqipërinë në Kampionatin Ndërkombëtar “FIA Motorsport Games” që do të zhvillojë edicionin e parë të tij këtë vit më 31 tetor deri më 3 nëntor në Romë.
Këtu mund të ndiqni kronikën e transmetuar nga RTSH në lidhje me këtë garë. Shikim të këndshëm!