[:SQ]Uber vendos të pezullojë automjetet autonome pas aksidentit fatal që i mori jetën një këmbësori [:]

0
1416

[:SQ]Për herë të parë që kur kompania nisi të testonte automjetet self-drive (pa drejtues), një person gjeti vdekjen si pasojë e goditjes nga një makinë e kompanisë Uber gjatë kalimit në një rrugë në Tempe, Arizona. Megjithëse automjetet autonome kanë qenë të përfshira edhe më parë në aksidente, ky ishte aksidenti i parë me pasojë jetën e një personi. Pas ngjarjes, Uber vendosi të tërhiqte përkohësisht të gjitha makinat autonome në të gjithë Amerikën e Veriut. Shumë shtete të SHBA-së lejojnë që në rrugë të qarkullojnë makinat pa drejtues dhe sipas Center for Automotive Research, zyrtarët kërkojnë që në këto makina të ketë të paktën një person në rast se diçka shkon keq. SHBA aktualisht është duke punuar për sigurinë e këtyre automjeteve në të gjithë vendin.Ky aksident ka vënë në pikëpyetje teknologjitë autonome duke shkaktuar kështu një rënie të besimit nga ana e konsumatorit.
Uber tha se po pezullon testet e makinave autonome në të gjitha qytetet e Amerikës së Veriut pas këtij aksidenti fatal.
Një grua 49-vjeçare u përplas dhe mbeti e pajetë nga një automjet i tillë në ngjarjen e Arizonës.
Policia tha se aksidenti ka ndodhur gjatë natës ndërkohë që makina ishte në gjendjen autonome. Një human monitor ishte i vendosur tek timoni.
Policia tha se viktima, Elaine Herzberg, nuk ishte duke kaluar në rrugë këmbësorësh. Herzberg humbi jetën përpara se të arrinte në spital.

Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Amerikë dhe Bordi i Sigurisë Kombëtare të Transportit thanë se po dërgonin forca në Tempe kur u njoftuan.
Disa kompani përfshirë, Ford, General Motors, Tesla dhe Waymo janë duke investuar në teknologjinë e makinave autonome, të cilat shpesh shihen si e ardhmja e industrisë së makinave dhe shihet si një mënyrë për të reduktuar aksidentet rrugore.

Shumë shtete të SHBA e kanë mirëpritur hyrjen e makinave autonome me shpresën se do ta vendosin veten përballë një teknologjie të re.
Megjithatë, ka shumë që mendojnë se teknologjia po vendoset në përdorim përpara se të jetë gati.
Anthony Foxx, i cili ka shërbyer në US Secretary of Transportation në kohën e ish-Presidentit Barak Obama, e quajti aksidentin një “thirrje zgjimi për të gjithë industrinë (e automjeteve autonome) dhe tha se qeveria duhet të ketë prioritet sigurinë e qytetarëve.
Shumë shtete të SHBA i lejojnë automjetet autonome në rrugë deri në një farë mase. Zyrtarët zakonisht kërkojnë që një person të jetë në makinë ose në një distancë të afërt në rast se diçka shkon keq, sipas Center for Automotive Research.
Uber ka filluar testimin e makinave pa drejtues në Pittsburgh në vitin 2016. Kompania po ashtu ka testuar këto automjete në rrugët e San Francisco, Pittsburgh, Toronto dhe në zonën e Phoenix, që përfshin edhe Tempe-n.
Ngjarja e rëndë vjen një vit pasi Uber tërhoqi makinat e veta nga rruga pas një aksidenti që një Suv Volvo shkaktoi në korsinë e vet në Arizona. Projekti i makinave autonome u rivendos në punë përsëri më vonë.[:]

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here