“This is My Street”/ Nxënësit e shkollës “Pjetër Budi” bëhen pjesë e fushatës

0
1108

Fushata globale “This is My Street” vazhdon të mbështetet nga të rinjtë. Pjesë e saj janë bërë edhe nxënësit e shkollës 9-vjeçare në Tiranë, “Pjetër Budi”. Përfaqësues të Auto Club Albania kanë zhvilluar takime sensibilizuese me nxënësit e kësaj shkolle duke i njohur me fushatën globale dhe të drejtën e tyre për të kërkuar rrugë më të sigurta dhe të pastra. Kujtojmë këtu faktin se në të gjithë botën, më shumë se 2 milionë të rinj humbasin jetën ose lëndohen në aksidentet rrugore çdo vit.

Të rinjtë kanë të drejtë të:

Përdorin rrugë të sigurta.

Të kenë akses në institucionet e edukimit pa pasur rrezikun e lëndimit.

Eksplorojmë botën të sigurt.

Të dëgjohen!

Bashkojuni fushatës globale dhe regjistrohuni në www.mystreet.org.

Shpërndajeni sa më shumë!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here