“This is My Street”/ Auto Club Albania zhvillon fushatë sensibilizuese në rrugët e Tiranës

0
543

Aksidentet rrugore janë shkaku kryesor i vdekjeve të të rinjve në të gjithë botën. Por, nuk duhet të jetë kështu!

Automobile Club Albania i është bashkuar menjëherë fushatës globale të lançuar nga FIA në lidhje me sensibilizimin e qytetarëve dhe kryesisht të të rinjve për sigurinë rrugore. Në të gjithë botën, aksidentet rrugore janë shkaku kryesor i vdekjes së fëmijëve dhe të rinjve të moshës 5-29 vjeç. Në total, më shumë se 2 milionë të rinj humbasin jetën ose lëndohen në aksidentet rrugore çdo vit.

Auto Club Albania është duke zhvilluar fushatë sensibilizuese në rrugët e Tiranës për të mbështetur qytetarët dhe kryesisht të rinjtë që zëri i tyre të dëgjohet nga vendimmarrësit për të pasur rrugë më të sigurta dhe të pastra.

Kujtojmë që ky vit është shpallur edhe si Viti i Sigurisë Rrugore në Shqipëri.

Bashkohuni në fushatën globale duke u regjistruar në linkun më poshtë:

www.mystreet.org

Të rinjtë thonë “Kjo është rruga ime” dhe bëjnë thirrje për veprim global!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here