Testet e sigurisë, njihuni me automjetet e reja që kapin 5 yje

0
843

Më 3 korrik 2019, “Euro NCAP” publikoi vlerësimet e sigurisë për gjashtë automjete të reja. Katër prej tyre kanë arritur të sigurojnë pesë yje në testin e sigurisë: modeli Tesla 3, Skoda Skala e re, Mercedes-Benz B-class dhe modeli më i fundit i GLE. Ndërsa, Kia Ceed e ri dhe SUV DS3 Crossback u vlerësuan me katër yje me pajisje standarde të ofruara, por të dyja mbërrijnë në zonën me pesë yje kur pajisen me një paketë sigurie.

Performanca e Tesla Model 3 veçanërisht impresionoi në testet e Asistencës së Sigurisë, kjo falë sistemeve të saj të shkëlqyera të asistencës së drejtuesit, si qëndrimi në korsi, ndihma e shpejtësisë dhe frenimi autonom i emergjencës. Arritja e një rezultati prej 94% në testet Asistencës së Sigurisë 2019, Tesla Model 3 ka kapur rezultatin më të mirë duke u bazuar në protokollin aktual të Euro NCAP.

Në të njëjtën kohë, Skoda Skala e re e mposhti Modelin 3 në performancën e përgjithshme të përplasjes me një rezultat prej 97% përsa i përket “Mbrojtjes së Pasagjerëve”. Ky rezultat e vendos Skodën e re në mesin e makinave të vogla familjare me performancë shumë të mirë të testuar nga Euro NCAP për këtë pjesë të vlerësimit së bashku me Mercedes-Benz A-Class dhe Mazda 3 të testuara kohët e fundit.

Me renditjen e B-Class dhe GLE, Mercedes-Benz vazhdonin të ruajë stilin fitues me të 10-in dhe 11-in rezultat me 5 yje që prej 2014-ës, duke nënvizuar se reputacioni i sigurisë së tij vazhdon të mbetet i pa negocushëm.

Blerësit e mundshëm të KIA Ceed dhe DS 3 Crossback, duhet të pyesin në lidhje me pajisjet opsionale të sigurisë që ofrohen. Kjo, pasi testet e Euro NCAP kanë treguar se paketat e tyre “Advanced Driver Aid” dhe “Active Safety Brake” duhet të ofrojnë më shumë performancë reale sigurie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here