Testet e fundit për ndotjen, ja renditja e automjeteve në “provimin” e gjelbër

0
785

Dy ditë më parë, Green NCAP publikoi rezultatet e raundit të dytë, për vlerësimin e pesë automjeteve përsa i përket performancës së tyre në treguesit e Ajërit të Pastër dhe Energjisë Eficente.

Mercedes-Benz C220d 4MATIC dhe Renault Schenic dCi 150, të dyja makina nafte, kapën tre yje secila. Makina e parë CNG(me gaz të ngjeshur) që vlerësohej, Audi A4 Avant g-tron, gjithashtu mori tre yje. Opel/Vauxhall Corsa siguroi katër yje të lavdërueshëm me serbatorin e vet të benzinës 1-litërsh. E vetmja makinë e pastër elektrike, Nissan LEAF siguroi pesë yjet e plota.

Aktualisht, Green NCAP i teston automjetet me metodën “tank-to-wheel” dhe nuk merr parasysh energjinë që hyn nga gjenerimi elektrik apo prodhimi i karburantit. Mbi këtë bazë, makinat elektrike aktualisht ofrojnë motorin më të pastër dhe më efikas. Green NCAP shpreson të jetë në gjendje të vlerësojë emetimet me metodën “well-to-wheel” dhe në fund të fundit, të japë një vlerësim të plotë të mjeteve duke i dhënë gjithashtu një pamje më realiste konsumatorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here