Me pjesëmarrjen e 27 shkollave në Finalen e Tiranës, përfundoi edhe faza e parë e Konkursit Kombëtar Edukativ “Të Sigurt mbi Dy Rrota”.
Në përfundim të Finales së Tiranës, në katër vendet e para u renditën shkollat:
1.Kosova
2.Pjetër Budi
3.Siri Kodra
4.Osman Myderizi
Këto katër shkolla së bashku me shkollat që kanë fituar në Finalet e qyteteve, do të marrin pjesë në finalen e madhe të Konkursit që do të zhvillohet më 14 Maj në ambientet e Expocity në Tiranë.
Si në çdo qytet, përpara eventit, punonjës të Policisë Rrugore kanë dhënë këshilla për fëmijët në lidhje me Sigurinë Rrugore.