“Të Sigurt mbi Dy Rrota” 2022/ Fiton Shkolla e Pogradecit “Servet Agolli”

0
567

Mes emocionesh dhe një gare të fortë deri në fund, mbyllet Edicioni i 11-të i Konkursit Kombëtar Edukativ “Të Sigurt mbi Dy Rrota”

Në përfundim të Finales Kombëtare, në tre vendet e para u renditën shkollat:

1.Servet Agolli (Pogradec)

2.Jani Minga (Vlorë)

3.Ismail Qemali (Shkodër)

Nxënësit e shkollës “Servet Agolli” do të përfaqësojnë Shqipërinë në Konkursin Evropian “European Traffic Education Contest” që do të zhvillohet në Shtator në Zadar të Kroacisë.

Falënderojmë të gjitha institucionet që na mbështetën; Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrinë e Brendshme, Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Bashkinë e Tiranës.

Duartrokitje për të gjithë nxënësit dhe mësuesit pjesëmarrës në këtë Konkurs.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here