Të sigurt mbi dy rrota 2018 – Best Channel, Elbasan

0
976

Klubi i Automobilit të Shqipërisë në bashkëpunim me Shkollën jo-publike “Rahma School” në qytetin e Elbasanit, organizon Konkursin Edukativ “Të sigurt mbi dy rrota 2018”.

Ky konkurs shënon edicionin e tij të 8-të dhe ka në fokus sigurinë rrugore.

Me mbështetjen maksimale të z.Xhemal Elezi, mësues i edukimit fizik pranë kësaj shkolle, dhe njëkohësisht koordinator i aktivitetit për qytetin e Elbasanit.

Klubi i Automobilit të Shqipërisë synon që nëpërmjet këtij konkursi të kontribuojë ndjeshëm në edukimin e fëmijëve me rregullat e sigurisë dhe sinjalistikës në rrugë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here