“Të sigurt mbi dy rrota 2018” / Pogradec

0
2173

Finalja e qytetit të Pogradecit

“Të sigurt mbi dy rrota” është pjesë e Konkursit Europian “European Traffic Education Contest” dhe ka për qëllim edukimin e fëmijëve për lëvizje më të sigurt në rrugë dhe përvetësimin sa më mirë të rregullave të trafikut.

Me aprovimin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, si dhe në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën Arsimore Pogradec, në këtë konkurs morën pjesë disa shkolla 9-vjeçare publike dhe jopublike të qytetit të Pogradecit.

Shkolla publike “Servet Agolli” dhe shkolla jopublike “Nehemia” u shpallën fituese në finalen e qytetit të Pogradecit.

Këto dy shkolla do të marrin pjesë në Konkursin Final Kombëtar, që do të zhvillohet në Tiranë më 12 Maj 2018.

Ekipi fitues i finales kombëtare do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Europian që këtë vit do të zhvillohet në Budapest, në datat 6-9 Shtator 2018.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here