“Të sigurt mbi dy rrota 2018” / Durrës

0
2008

Finalja e qytetit të Durrësit

“Të sigurt mbi dy rrota” është pjesë e Konkursit Europian “European Traffic Education Contest” dhe ka për qëllim edukimin e fëmijëve për lëvizje më të sigurt në rrugë dhe përvetësimin sa më mirë të rregullave të trafikut.

Me aprovimin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, si dhe në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Arsimore Rajonale Durrës, në këtë konkurs morën pjesë tetë shkolla 9-vjeçare publike të qytetit të Durrësit.

Shkolla “14 Nëntori” dhe shkolla “Kushtrimi i Lirisë” u shpallën fituese në finalen e qytetit të Durrësit.

Këto dy shkolla do të marrin pjesë në Konkursin Final Kombëtar, që do të zhvillohet në Tiranë më 12 Maj 2018.

Ekipi fitues i finales kombëtare do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Europian që këtë vit do të zhvillohet në Budapest, në datat 6-9 Shtator 2018.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here