Të garosh kundër pandemisë

0
558

Gjatë 2020-ës, Covid-19 ndryshoi përgjithmonë botën. FIA krijoi menjëherë një ankand të quajtur #RaceAgainstCovid me qëllimin për të mbledhur fonde për bamirësi që shkuan për Federatën Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Shoqatave të Gjysmëhënës së Kuqe si përgjigje ndaj Covid-19. Shitja në ankand përfshiu 95 aksesorë dhe sende të ndryshme të dhuruar nga komuniteti i motorsportit dhe automobilizmit duke arritur të grumbullohen rreth 2 milionë euro për këtë kauzë.

Por, motorsporti ishte në gjendje të mbështetej edhe te pikat e tij të forta dhe unike: ekspertizën teknike dhe aftësinë e shpejtë për zgjidhjen e problemeve. Me shtyrjen e fillimit të kampionatit të kaluar në 2020-ën, disa nga inxhinierët më të mirë në botë nisën një “detyrë” të re. Nën udhëheqjen e Shefit Teknik të F1, Pat Symonds, “Project Pitlane” mblodhi shtatë ekipe të F1 për të koordinuar prodhimin e shpejtë të pajisjeve të frymëmarrjes për Shërbimin Kombëtar të Shëndetit. Ishte një lloj sfide që motorsporti ka çdo ditë: afatet e shkurtra, kompleksiteti teknik dhe presion maksimal për të dhënë më të mirën. Dhe nuk vonoi shumë që “Project Pitlane” prodhoi sukseset e tij të para.

Kjo risi e veçantë u bë e mundur nga Mercedes High Performance Powertrains, e njëjta skuadër që prodhon motorët që kanë triumfuar në gjashtë kampionate botërore radhazi të ​​Formula 1. Në bashkëpunim me Departamentin e Inxhinierisë Mekanike UCL në Universitetin e Londrës, ekipi i Mercedes arriti të krijonte një pajisje të specializuar për frymëmarrjen. Është një lloj i pajisjes me presion të vazhdueshëm pozitiv të rrugëve të frymëmarrjes (CPAP), e cila ndihmon pacientët Covid-19 me infeksion të mushkërive të marrin frymë, në një kohë që vetëm një maskë oksigjeni nuk do mjaftonte. Për më tepër, pajisjet CPAP sigurojnë që ventilatorët mekanikë të përdoren vetëm për pacientët me simptoma më të rënda. Në momentet e para kur shpërtheu pandemia, u bë e qartë se pajisjet CPAP ishin jashtëzakonisht të pakta në Mbretërinë e Bashkuar. Në një kohë që shifrat e të sëmurëve po rriteshin me shpejtësi, ekipi Mercedes-UCL punoi pa ndërprerje me pajisjen CPAP që të mund të prodhohej me shpejtësi në numrat e kërkuar.

Grupit iu deshën më pak se 100 orë. Pesë ditë pas takimit fillestar të ekipit, pajisjet e tyre të reja ishin prodhuar. Dhe nuk vonoi shumë dhe ata kishin prodhuar Mark II, i cili ka treguar ndihmën e tij deri në 70% të reduktimit të oksigjenit.

Në mesin e prillit 2020 (vetëm një muaj pas mbledhjes së ekipit), Mercedes përmbushi prodhimin e një numri prej 10.000 pajisjesh për qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar. Makineritë e përdorura normalisht për elementët e F1 janë përdorur për të krijuar pajisjet. Në fakt, e gjithë qendra e teknologjisë së performancës së lartë të motorit u vendos në dispozicion të prodhimit. Një paketim që ka siguruar një paketë që përfshin hartimet teknike, specifikimet e materialit dhe mjeteve dhe kohën e fabrikimit. Ekipi i Mercedes vuri re që pajisjet e tyre nxisnin një përgjigje të jashtëzakonshme. Në fund të majit 2020, UCL ka aprovuar shpërndarjen në 105 vende në të gjithë botën.

Sigurisht, pajisja ishte vetëm një nga shumë kontributet nga shumë industri të ndryshme, në të gjithë globin. Por, në mesin e një beteje të paprecedent, motorsporti shtoi një armë të vogël, por të vlefshme në luftën botërore ndaj Covid-19.

*Marrë nga FIA, “Një raport për kontributin e Motorsportit për Shëndetin, Sigurinë dhe Mjedisin”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here