Të dhëna nga hapësira, kur Galileo Galilei “hyn në lojë”

0
883

Si pjesë e një sërë projektesh të Bashkimit Evropian në lëvizshmërinë eutonome (ARCADE, AUTOPILOT, L3Pilot, Drive2TheFuture), më 24 qershor, FIA Region I organizoi takimin e punës “CEN-CENELEC” me temë: “hapësira në tokë dhe mbrapa: si standartet mund të mbështesin aplikacionet e hapësirës për Evropën”. Takimi konfirmoi lidhjen ndërmjet mobilitetit autonom dhe të dhënave hapësinore dhe për rrjedhojë, ekspertët e mobilitetit duhet të jenë në ballë të standartizimit hapësinor.

Takimi mblodhi së bashku ekspertë nga industri të ndryshme që diskutuan se si standartizimi mund të mbështesë ekonominë evropiane. Pjesëmarrësit shkëmbyen idetë e tyre në përdorimin e të dhënave hapësinore për aplikacione të ndryshme: nga gjeo-pozicionimi në sigurinë kibernetike. Diskutanët ofruan një pasqyrë të nevojave kryesore dhe mundësive për standartizimin në fushën e hapësirës. Fokusi më i madh u vendos në aplikacionet e krijuara nga të dhënat hapësinore për të përfituar biznesi dhe shoqëria. Të dhënat hapësinore të grumbulluara nga Galileo Galilei mund të jenë të përdorshme në shumë aspekte të jetës së përditshme siç është lëvizshmëria, siguria, transporti dhe logjistika.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here