Surpriza e pilotëve, një garë speciale për fëmijët me autizëm

0
839

Ekipi i “Virgin Racing Formula E” u mundësoi një përvojë unike garimi fëmijëve me çrregullime të spektrit autik në finalen e këtij sezoni që u zhvillua në Nju Jork. “Gara e Qetë” me mbështetjen e sponsorëve Stanley Black dhe Decker u zhvillua në pistën e Brooklyn në Red Hook. Ky organizim synon që të zhvillojë përfshirjen dhe mbështesë neurodiversitetin duke iu dhënë fëmijëve dhe familjeve të tyre një tur special në dhomat e konstruktorëve dhe një përvojë të re gjatë një dite gare. Gjithashtu, ata i krijuan mundësinë fëmijëve për të mësuar në lidhje me karrierën STEM në motor sport, ndërsa piloti Sam Bird nxori në ankand kostumin e tij të garës me të ardhurat që do të shkojnë për shoqatën “Autizmi Flet”. “Formula E është një model i veçantë i motor sportit dhe inxhinierët tanë elektrikë shfaqin më të mirën e teknologjive të automobilit”, tha Bird. Autizmi prek një në 59 fëmijë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 70 milionë njerëz nëpër botë, ndërsa çdo person me autizëm ka pikat e tij të forta dhe sfida të ndryshme. Për disa njerëz që janë me çrregullime të spektrit autik, mund ta kenë të vështirë që të kënaqen nga motor sporti. Por, me zhurmën e veçantë dhe të ulët të Formula E të mundësuar nga Virgin, Stanley Black dhe Decker në krahasim me disiplinat e tjera, u krijua një ditë garash më gjithëpërfshirëse.

“Jam i lumtur që ky sport na lejon ne që të mirëpresim fansa të rinj që mund të mos kenë mundësinë të kënaqen me disiplinat e tjera të motor sportit. Ishte emocionuese të shfaqnim se si disiplina jonë është unike dhe shpresëdhënëse për ti prezantuar këta fëmijë me karrierën STEM brenda këtij sporti”, deklaroi Bird.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here