“Sportet për Mjedisin”, FIA dhe Formula 1 nënshkruajnë draftin e Kombeve të Bashkuara

0
136

FIA dhe Formula 1 kanë bërë të ditur sot se kanë firmosur Kuadrin e Veprimit të Kombeve të Bashkuara, “Sportet për Mjedisin”. Ky veprim është në vazhdën e një përkushtimi të fortë dhe të qëndrueshëm të FIA-s për qëndrueshmërinë mjedisore, ndërsa në Nëntor 2019 u njoftua se Formula 1 do të jetë një sport me emetim zero të karbonit deri në 2030-ën.

Për tu vlerësuar si nënshkrues, një organizatë duhet ti përmbahet pesë parimeve të mëposhtme:

1.Të ndërmarrë përpjekje sistematike për të promovuar përgjegjësi më të madhe mjedisore;

2.Të ulë ndikimin e përgjithshëm mjedisor;

3.Të edukojë për veprimet mjedisore;

4.Të promovojë konsumin e qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm;

5.Të jetë avokat për aksionin mjedisor përmes komunikimit.

Aksioni global mjedisor dhe synimi i Formula 1 për të pasur emetim zero të karbonit deri në 2030-ën, i plotësojnë këto kërkesa. Ky njoftim sinjalizon qëllimin e qartë në emër të të dy subjekteve për të zbatuar parimet e përcaktuara në Kuadrin e Veprimit “Sportet për Mjedisin” dhe angazhimin e tyre për të punuar në bashkëpunim me palët e tjera globale të kësaj fushe për të zhvilluar, zbatuar dhe forcuar axhendën e aksionit mjedisor në sport.

Presidenti i FIA-s, Jean Todt tha: “Si Federatë Ndërkombëtare e përbërë nga 244 anëtarë në 140 vende dhe lider në zhvillimin e motorsportit dhe lëvizshmërisë, ne jemi plotësisht të përkushtuar për mbrojtjen globale të mjedisit. Nënshkrimi i Kuadrit të Veprimit të Kombeve të Bashkuara, “Sportet për Mjedisin”, përforcon dëshirën që po rritet në Federatën tonë për shumë vite. Nga prezantimi i motorit hibrid në F1, e deri në krijimin e Komisionit të Mjedisit dhe Qëndrueshmërisë, i gjithë komuniteti i FIA-s ka investuar kohë, energji dhe financa në funksion të të rejave mjedisore. Ne synojmë të frymëzojmë ndërgjegjësim më të madh dhe praktika më të mira në standardet e qëndrueshme të motorsportit”.

Ndërsa, Kryetari dhe Drejtori Ekzekutiv i Formula 1, Chase Carey tha: “Vitin e kaluar, Formula 1 lançoi strategjinë e saj të parë të qëndrueshmërisë duke njohur rolin e rëndësishëm që duhet të luajmë në trajtimin e ndryshimit të klimës. Veprimet që do të ndërmarrim në vitet në vazhdim do të zvogëlojnë emetimin tonë të karbonit dhe sigurojmë që do të ketë zero emetim karboni deri në vitin 2030. Ne jemi të kënaqur për t’u bashkuar me përpjekjet e Kombeve të Bashkuara në këtë fushë ​​dhe do të punojmë ngushtë me FIA-n, ekipet dhe partnerë për të siguruar që të zbatojmë planet tona dhe të implementojmë ndryshimin domethënës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here