Spektakël dhe adrenalinë në garën e 2-të të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2021

0
747

Mes emocionesh dhe një gare të luftuar fort deri në sekondat e fundit, mbyllet gara e 2-të e  Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2021, e cila u zhvillua në pistën e Kartodrom Driloni në Pogradec.

Një risi kjo që u bë e mundur nga Auto Club Albania që arriti të realizonte garën e 2-të të kampionatit në Pogradec duke e shtrirë kampionatin në këtë mënyrë edhe në qytete të tjera, përveç Tiranës. Pas fazës së parë të kualifikueseve që u zhvillua në pistën e Kartodrom Tirana në Prush, ku pilotët regjistruan kohët e tyre, 20 të parët garuan në fazën finale në pistën e Kartodrom Driloni në Pogradec.

Pas një gare emocionuese dhe shumë të luftuar deri në sekondat e fundit, në podium u ngjitën:

1.Ylli Beli

2.Andri Gjoka

3.Joni Beli.

Në përfundim të dy garave të Kampionatit Kombëtar të Kartingut, në vend të parë renditet Ylli Beli me 43 pikë, i ndjekur nga Andri Gjoka me 30 pikë dhe Frenkli Mema me 26 pikë.

Falënderojmë të gjithë pilotët dhe klubet për pjesëmarrjen, partnerët për mbështetjen dhe spektatorët për interesin që treguan në këto dy gara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here