Siguria Rrugore 2020/ Presidenti i Auto Club Albania në tryezën e Ministrisë së Brendshme

0
1408

Aksidentet rrugore vazhdojnë të prodhojnë një numër të konsiderueshëm viktimash në Shqipëri. Gjatë paradites së sotme, Ministria e Brendshme organizoi një analizë krahasuese të aksidenteve rrugore në vite si edhe duke bërë disa propozime për ndryshime në Kodin Rrugor. Në këtë tryezë merrnin pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore si Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, kryetarë bashkish dhe të tjerë. I pranishëm ishte edhe Presidenti i Klubit të Automobilit të Shqipërisë, Niko Leka i shoqëruar nga anëtari i bordit të Auto Club Albania, Eno Zeneli. Leka gjatë fjalës së tij në këtë tryezë, përshëndeti propozimin e Ministrisë së Brendshme për ndryshimet në Kodin Rrugor për të rritur masën e gjobave për shkelësit e rregullave të qarkullimit. Gjithashtu, Leka deklaroi se duhet të punohet shumë në dy elementë kryesorë që janë shumë të rëndësishëm në makinë, vendosja e rripit të sigurimit dhe mospërdorimi i celularit kur jemi në timon. Në videon e mësipërme, pas minutës 3:20, mund të ndiqni fjalën e Presidentit të Auto Club Albania, Niko Leka në tryezën e djeshme për Sigurinë Rrugore 2020.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here