“Si ta zgjidhni makinën tuaj të re”, ja çfarë mund të lexoni poshtë çadrës

0
812

Është periudhë pushimesh dhe ka kohë të lirë për t’iu dedikuar leximit. Po ju propozojmë katër tituj të ndryshëm se çfarë mund të lexoni poshtë çadrës.

Këtë muaj në raft janë katër libra të vegjël në format dhe pak të ndryshëm. Një prej titujve të jep mundësinë për të krijuar idenë e parë të automjeteve hibride dhe elektrike. “Si ta zgjidhni makinën tuaj të re” që është formuluar me 100 pyetje dhe shumë përgjigje.

Një tjetër titull është “Pregliasco”, biografia e Mauros, pilotit që preferoi të vraponte për të fituar shumë. Autori i këtij libri është ish-drejtori i revistës italiane “Quattroruote”, Carlo Cavicchi.

Gazetari Umberto Zapelloni ka shkruar “Ferrari, njerëzit e artë të Cavallino”, ose thënë ndryshe historitë e nëntë kampionëve që kanë çuar të paktën një titull kampion bote të Formula 1 në Maranello.

Titulli i 4-t është “Via Emilia, 33” nga Ferruccio Covini, projektues i tre prej gjërave të supermakinave.

Por, për të rritur edhe më shumë adrenalinën, në numrin e gushtit, “Quattroruote” do të hedhë në treg një numër të veçantë, “TopGear”. Me një grafikë të re, do të jetë më e shndritshme se kurrë me supermakinat e ëndrrave. Nis nga Ferrari me SF90 për përdorim në rrugë, hibride me 1000 kuaj fuqi më e shpejtë se kokëkuqet e tjera që janë përdorur në rrugë. Lamborghini prezanton konceptin “Huracan Sterrato”, argëtues në versionin off-road. Ndërsa, nga McLaren vjen me të fundit GT.

Suv dhe crossover janë modelet që dominojnë tregun. Dhe për këto, në numrin e gushtit të revistës italiane do të jetë edhe një dosier prove. 300 faqe dhe 30 teste shumë interesante që janë publikuar në muajt e fundit. Një busull precize për t’u orientuar në një treg oferte gjithmonë e më të ndryshëm përsa i përket dimensioneve, stilit, çmimit apo furnizimit. Me pak fjalë, gjithçka përsa i përket karakterit dhe karakteristikave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here