Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC 2022)

0
324

Nga data 24 deri më 27 shtator, Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit Region I, do të jetë në Zadar për Konkursin Evropian të Edukimit për Sigurinë Rrugore 2022 që do të organizohet nga Klubi i Automobilit të Kroacisë.

Konkursi u krijua në 1986 dhe mbahet çdo vit në shtator në vendin e klubit pritës që përcaktohet më parë. Në eventet kualifikuese lokale, rajonale ose kombëtare, çdo klub pjesëmarrës zgjedh një ekip prej dy vajzash dhe dy djemsh të moshës nga 10 deri në 12 vjeç për të marrë pjesë. Qëllimi i Konkursit Evropian të Edukimit për Sigurinë Rrugore është të përmirësojë edukimin për sigurinë rrugore në çdo vend dhe të kontribuojë në reduktimin e rrezikut që fëmijët të përfshihen në aksidente me biçikletat e tyre.

Shqipëria do të përfaqësohet nga nxënësit e shkollës “Servet Agolli” të Pogradecit që fituan në Konkursin Kombëtar Edukativ “Të Sigurt mbi Dy Rrota 2022”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here