Shqipëria në FIA Motorsport Games, pilotët flasin për RTSH-në

0
747

Shqipëria do të marrë pjesë për herë të parë në një Kampionat Botëror siç është FIA Motorsport Games që do të zhvillojë edicionin e parë të tij në datat 1-3 Nëntor 2019 në Romë. Ekipi kuqezi i përbërë nga 15-vjeçarja Alexia Karaguni dhe shoku i saj i skuadrës, 14-vjeçari Kristofor Mjeshtri, do të garojnë në disiplinën Karting Slalom Cup. Dy të rinjtë fituan në garën ACA Karting Slalom 2019 që u organizua nga Automobile Club Albania në gusht të këtij viti. 56 pilotë që përfaqësojnë 28 shtete do të garojnë në këtë disiplinë për të fituar medaljen e artë, të argjendtë dhe të bronztë. Ndiqni kronikën e përgatitur nga Radion Televizioni Shqiptar me dy pilotët shqiptarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here