Shqipëria në “FIA Motorsport Games”, ja ku mund të merrni biletat falas

0
719

Në këtë edicion të parë, organizatorët kanë menduar që biletat të jenë pa pagesë duke krijuar mundësinë që të ketë sa më shumë spektatorë për të ndjekur garat e këtij eventi. Faqja zyrtare e kompeticionit, “fiamotorsportgames.com”, bën të ditur se biletat do të jenë falas duke shpjeguar edhe mënyrën e thjeshtë se si mund të tërhiqet kuponi nëpërmjet internetit.

“Biletat për edicionin e parë të FIA Motorsport Games janë tashmë të disponueshme për tu tërhequr pa pagesë duke u krijuar mundësinë fansave që të ndjekin garat e ndryshme gjatë kompeticionit që do zhvillohet më 1-3 Nëntor 2019. Eventi do të zhvillohet në Romë në pistën e Vallelunga. Pilotët nga e gjithë bota do të garojnë për medaljet e arta, të argjendta dhe bronzta duke përfaqësuar ngjyrat e flamurit të tyre kombëtar.

Për të siguruar biletat falas, fansat duhet të shkarkojnë një kupon në faqen zyrtare të eventit në internet. Çdo kupon do të jetë i vlefshëm për dy bileta kur ta paraqisni në hyrjen për në cirkuit”, sqarohet në “fiamotorsportgames.com”.

Kuponat për të siguruar hyrjen falas mund ti shkarkoni në linkun më poshtë:

https://www.fiamotorsportgames.com/tickets

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here