Shqipëria në Edicionin e 35-të të Konkursit Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC 2022)

0
68

Ekipi shqiptar i përbërë nga katër fëmijë; Arela Vako, Ledjana Capollari, Aleksi Agolli, Astrit Çekiçi dhe dy trajnerët; Enkelejd Bufi dhe Entela Berberi, mori pjesë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC 2022) që këtë vit u zhvillua më 24-27 Shtator në Zadar të Kroacisë.

Shqipëria u përfaqësua nga katër nxënësit e shkollës “Servet Agolli” të Pogradecit, të cilët fituan në Konkursin Kombëtar Edukativ “Të Sigurt mbi Dy Rrota 2022” që u zhvillua në 10 qytete ku morën pjesë 88 shkolla.

Konkursi Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) është “Olimpiada” e sigurisë rrugore për fëmijët me biçikleta. Konkursi mbështetet nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit që nga themelimi i tij në vitet 1980.

FIA Region I dhe Klubi i Automobilit të Kroacisë ftuan 76 fëmijë të moshës 10 deri në 12 vjeç nga e gjithë Evropa për të marrë pjesë në Konkursin e zhvilluar në Zadar të Kroacisë.

Falenderojmë Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group dhe Union Net – Western Union për mbështetjen.

Shpërndajeni dhe na ndihmoni të promovojmë #SigurinëRrugore tek gjenerata e re!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here