Ekipi shqiptar i përbërë nga katër fëmijë; Arela Vako, Ledjana Capollari, Aleksi Agolli, Astrit Çekiçi dhe dy trajnerët; Enkelejd Bufi dhe Entela Berberi, më 24-27 Shtator, mori pjesë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC 2022) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët.
Shqipëria u përfaqësua nga katër nxënësit e shkollës “Servet Agolli” të Pogradecit, të cilët fituan në Konkursin Kombëtar Edukativ “Të Sigurt mbi Dy Rrota 2022” që u zhvillua në 10 qytete ku morën pjesë 88 shkolla.
Konkursi Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) është “Olimpiada” e sigurisë rrugore për fëmijët me biçikleta. Konkursi mbështetet nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit që nga themelimi i tij në vitet 1980.
FIA Region I dhe Klubi i Automobilit të Kroacisë ftuan 76 fëmijë të moshës 10 deri në 12 vjeç nga e gjithë Evropa për të marrë pjesë në Konkursin e zhvilluar në Zadar të Kroacisë.
Në
Falenderojmë Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group dhe Union Net – Western Union për mbështetjen.
Shpërndajeni dhe na ndihmoni të promovojmë #Sigurinë Rrugore tek gjenerata e re!