Shkrimi i “AutoClub” në revistën prestigjoze italiane “Quattroruote”

0
816

“Mrekulli në Tiranë”. Kështu titullohet shkrimi i përgatitur nga revista “AutoClub” që është publikuar në revistën prestigjoze italiane të automobilizmit, “Quattroruote” në numrin e fundit të saj për këtë vit. Revista italiane që ka nisur publikimin në 1956-ën, është më e madhja në vendin fqinj dhe një prej më të mëdhave në Evropë. “AutoClub” bashkëpunon me revistën prestigjoze italiane duke sjellë në shqip në mënyrë eksluzive risitë dhe krahasimet e modeleve më të fundit të automjeteve, ngjarje të veçanta dhe tendencën më të fundit në fushën e automobilizmit. Në numrin e Dhjetorit 2019 në revistën italiane është publikuar edhe shkrimi i përgatitur nga stafi i “AutoClub”. Një material që tregon në mënyrë të përmbledhur çfarë ka ndodhur gjatë këtyre viteve të tranzicionit, nga regjimi komunist ku kishte shumë pak makina, te rritja në mënyrë të ndjeshme e numrit të automjeteve gjatë viteve të fundit, e deri te ndërtimi i fabrikave dhe punishteve ku po montohen sisteme elektrike apo aksesorë ndihmës për automjetet. Më poshtë shkrimi i publikuar në revistën italiane “Quattroruote”. Lexim të këndshëm!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here