Shkolla “Elitë” pjesë e fushatës “This is My Street”

0
1048

Fushata “This is My Street” u mbështet nga shumë të rinj dhe shkolla të Tiranës. Nxënësit e Shkollës Jo-Publike “Elitë” iu bashkuan kësaj fushate duke u sensibilizuar me të rinjtë që kërkojnë rrugë më të sigurta. Pas takimeve sensibilizuese dhe njohjes së të rinjve me mesazhet dhe rëndësinë që ka kjo fushatë, u realizuan edhe disa foto në klasa dhe në rrugën përpara shkollës.

A e dini se në të gjithë botën, aksidentet rrugore janë shkaku kryesor i vdekjes së fëmijëve dhe të rinjve të moshës 5-29 vjeç? Në total, më shumë se 2 milionë të rinj humbasin jetën ose lëndohen në aksidentet rrugore çdo vit.

Bashkohuni në fushatën globale duke u regjistruar në www.mystreet.org dhe shpërndajeni sa më shumë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here