Rikuperimi i Çelësit

lockoutsNdodh shpesh që aksidentalisht, drejtuesit e automjetit të harrojnë çelësin brenda në automjetin e mbyllur. Personeli i ACA ju asiston në këto raste. Mjafton të na thoni vitin, markën dhe modelin e automjetit dhe personeli i ACA mund tju hap automjetin dhe të rikuperojë çelësin. Paraprakisht duhet të vini në dijeni nëse automjeti i ka xhamat e zinj ose nëse është automjet i lartë.

Nëse humbisni çelësin, opsionet më të përshtatshme janë ose të njoftoni një specialist çelësash ose transporti me karroatrec në ambjentet e servisit të specializuar për markën e automjetit tuaj, ku mund të prodhoni një kopje çelësi të ri.