Rezultate dhe statistika historike, FIA krijon faqen speciale për fansat

0
737

Më 25 Shtator, FIA.com lançoi shërbimin më të ri të zhvilluar nga Motorsport Stats që është pjesë e Motorsport Network, faqen zyrtare “FIA Supplier” ku keni mundësi të informoheni për të gjitha rezultatet e kampionateve të organizuara nga FIA si edhe statistikat në vite të pilotëve apo skuadrave.

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit që është organi qeverisës i motor sportit, së bashku me Motorsport Network e Motorsport Stats janë krenarë që lançojnë platformën me të gjitha rezultatet aktuale dhe të dhënat statistikore për të gjithë ndjekësit, të cilët kanë mundësinë ti përdorin.

Presidenti i FIA-s, Jean Todt në Konferencën e FIA Sport në 2019 në Sun City në Afrikën e Jugut, përcaktoi Motorsport Stats për të zhvilluar këtë faqe interneti që mban të dhëna historike po aq mirë sa të dhënat e kampionateve që po zhvillohen dhe atyre në të ardhmen.

Portali i ri mbledh rezultatet e 17 kampionateve të FIA-s, duke përfshirë një histori gjithëpërfshirëse të kampionateve të Formula 1 që prej 1950-ës, rekordet e plota të Kampionateve të tjera Botërore të FIA-s, ndërsa ka gjithashtu edhe rezultate të garave të ndryshme me makina dhe rrally.

Linku për të kaluar në faqen e re të statistikave është i dukshëm në faqen zyrtare të FIA-s. FIA.com është një referencë për publikimet zyrtare ku përfshihen rezultatet e të gjitha kampionateve të FIA-s, raportimet për garat, kalendarët, rregulloret, homologimet, siguria dhe të tjera. Është gjithashtu një platformë referuese për veprimet e FIA-s në të gjithë botën për të siguruar se sistemet e sigurisë, të përballueshme dhe të pastra të transportit, janë në dispozicion për të gjithë.

Njëkohësisht, FIA është prezente aktive në mediat sociale me rreth 2 milionë ndjekës në kanalet e saj: Twitter, Facebook, YouTube dhe Instagram. Çdo kampionat i FIA-s është i mbuluar me rezultatet, përmbledhjen me video të garave dhe atë çfarë ndodh mbrapa skenës. Gjithashtu, kanalet promovojnë edhe aktivitete ku FIA është e përfshirë, nga eventet për sigurinë rrugore te Mbrëmja Gala e Dhënies së Çmimeve nga FIA në fund të sezonit.

Motorsport Stats është magazina më e madhe në botë e inteligjencës së garave e ndërtuar mbi bazën e të dhënave standarte sportive shumë të vlefshme të Forix. Çdo sezon, të dhënat e Motorsport Stats të mbledhura nga skuadrat dhe analizat, japin një pamje të qartë të rezultateve të më shumë se 50 eventeve që zhvillohen çdo fundjavë nëpër Botë.

Kompania siguron federatat, promovuesit, ekipet, sponsorët dhe median me faqet e internetit të rezultateve të gatshme dhe produkte të mbështetur në të dhëna, siç janë mjetet e automatizuara të publikimit të mediave sociale. Gjithashtu, ato sigurojnë rezultate dhe shërbime të analizave të të dhënave përmes shërbimeve API, duke reflektuar më gjerë kapacitetin e Rrjetit të Motorsport për të vepruar si partner, konsulent dhe ofrues i zgjidhjeve në të gjithë industrinë.

Presidenti i FIA-s, Jean Todt deklaroi: “Jam veçanërisht i kënaqur që po lançoj faqen e internetit për rezultatet dhe statistikat e kampionateve të FIA-s. Kjo faqe e re mbron një anë thelbësore të strukturës historike të kampionateve më të rëndësishme të FIA-s dhe e bën këtë burim të disponueshëm për fansat, median dhe çdokënd që ka interes për motor sportin për të kërkuar mes një katalogu të thellë në rezultatet e klasifikuara. Jam i sigurt se fansat në të gjithë botën do ta vlerësojnë këtë dhe i uroj atyre një eksperiencë sa më të pasur”.

Ndërsa, Presidenti i Motorsport Network, James Allen tha: “Kjo është një ditë e madhe. Së bashku me kolegët tanë në FIA, ne kemi krijuar një mjet të ri për fansat e motor sportit dhe rrally-t për të bashkëvepruar, pasi janë ata më afër sportit. Ne jemi krenarë për thellësinë dhe cilësinë e statistikave tona dhe njëkohësisht të nderuar që na është besuar kjo punë e rëndësishme nga FIA”.

Rreth FIA-s

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit është organi qeverisës për motor sportin dhe Fedarata e organizateve kryesore të lëvizshmërisë në botë. Është themeluar më 1904 me zyrat qendrore në Paris dhe Gjenevë, FIA është një organizatë jo-fitimprurëse. 240 organizata nga 144 shtete në 5 kontinente janë anëtare të FIA-s. Klubet anëtare të saj përfaqësojnë më shumë se 80 milionë përdorues rruge dhe familjet e tyre.

Rreth Motorsport Network

Motorsport Network është një platformë dixhitale e destinuar për miliona fansat e automjeteve dhe garave. Ne ulemi në zemër të industrisë së automjeteve dhe garave duke ofruar një bashkim global për fansat që të futen brenda skuadrave më të mira në botë, pilotëve dhe markave të makinave, një përvojë që askush tjetër nuk mund ta ketë. Ne kemi ndërtuar një komunitet për fansat nga fansat, duke zhbllokuar përvojat personale të jashtëzakonshme duke nxitur pasionin e tyre që të hapet në botën e makinave dhe garave duke i shërbyer edhe gjeneratave të ardhshme.

Për të shkuar në faqen e krijuar nga FIA, klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://fiaresultsandstatistics.motorsportstats.com/   

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here