RCA Drag Race

Më 13 nëntor, në pistën e ish aeroportit ushtarak të Gjadrit, u zhvillua RCA Drag Race, e cila mblodhi në Lezhë shumë të apasionuar pas shpejtësisë e makinave

Data: 13 nëntor.
Vendtakimi: ish aeroporti ushtarak i Gjadrit, Lezhë.
Shkaku: RCA Drag Race.
Ishte pikërisht kjo arsyeja pse 13 nëntorin e shkuar u mblodhën në Gjadër qindra spektatorë dhe shumë garues të etur për kompeticion. Kjo garë përshpejtimi e organizuar nga Racing Club Albania (RCA), me mbështetjen dhe aprovimin e Federatës Shqiptare të Sporteve të Automobilimit (FASA), u zhvillua në dy faza: përshpejtim ¼ milje dhe përshpejtim 1 milje. Pjesëmarrësit u ndanë në tre kategori, në bazë të cilindratës së motorit, dhe garuan për distancat e përshkruara si më poshtë:
• 1.6 – 2.0 litra (aspirim natyral) ¼ milje, ku fitues doli E. Musliu
• 2.0 – 3.5 litra (aspirim natyral dhe turbo) ¼ milje, ku fitues doli G. Prela
• Supermakina 1 milje, ku fitues doli M. Gurbeshi
Edhe pse në hapat e para, aktivitetet sportive motorike në Shqipëri po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, duke marrë shpesh herë edhe trajtat e aktiviteteve me përmasa të mëdha. Është pikërisht kjo arsyeja pse përveç nxitjes së vazhdueshme për një zhvillim sa më të shpejtë të disiplinave sportive automobilistike, duhet treguar kujdes i veçantë edhe për sigurinë gjatë zhvillimit të garave. Pavarësisht vullnetit të mirë dhe pasionit të organizatorëve, si dhe spektaklit që dhuroi RCA Drag Race më datë 13 nëntor, duhet thënë se disa kushte sigurie nuk u plotësuan. Megjithatë, shprehim besimin e plotë se do të bëhen hapa përpara edhe në këtë drejtim, në mënyrë të tillë që pista e Gjadrit të mos bëhet më teatër i ngjarjeve të hidhura të së shkuarës.

Foto nga eventi: