Raporti i OBSH-së, ku është më e rrezikshme të drejtosh makinën

0
1088

Vera ka mbërritur dhe pushimet kanë nisur. Dhe për ti ardhur në ndihmë të gjithë atyre që parashikojnë të udhëtojnë me automjete për të shijuar pushimet e verës, është Organizata Botërore e Shëndetit që i vjen në ndihmë. OBSH ka publikuar së fundi Raportin Botëror në lidhje me sigurinë në rrugë. Vendi më i rrezikshëm për të drejtuar makinën në Botë është India. Në kaosin e saj të përhershëm në rrugë gjatë 2018-ës janë regjistruar më shumë se 150 mijë viktima nga aksidentet rrugore. Në vend të dytë renditet Kina me mbi 58 mijë, ku aty kërkohet edhe një licencë kineze për drejtimin e automjetit, kështu që nuk është një destinacion i përshtatshëm për të udhëtuar me makinë. Më pas në vend të tretë renditet Brazili me 38.561 viktima. Shtetet e Bashkuara të Amerikës pozicionohen në vendin e 4-t me më shumë se 35 mijë viktima nga aksidentet. Indonezia mbyll 5-shen e parë me 31.282 humbje jete në rrugë.

Ishujt me disa rrugë dhe vetëm disa shoferë, veçanërisht në Karaibe dhe në Paqësorin e Jugut janë më të sigurtit sipas raportit të OBSH-së. Për shembull, në një parajsë si Fixhi nuk ka asnjë detyrim ligjor për asnjë pajisje sigurie në automjet, madje as për rripa. Por, çuditërisht, vendi më i sigurt për të drejtuar automjetin sipas raportit të OBSH-së është San Marino, një minishtet në qendër të Italisë me vetëm 33.400 banorë. Vitin e kaluar nuk u regjistrua asnjë vdekje nga aksidentet rrugore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here