Raporti i fundit, ja qytetet me trafikun më të rënduar në 2019-ën

0
857

Më 29 Janar 2020, kompania e kontrollit të vendndodhjes, “TomTom”, publikoi rezultatet e saj të “Indeksit të Trafikut 2019”. Teknologjia siguron informacione mbi bllokimet e trafikut në 416 qytete në 57 vende të botës dhe jep rekomandime se si të zgjidhet kjo situatë.

“Indeksi i Trafikut” thekson se bllokimi i trafikut është rritur globalisht gjatë dekadës së kaluar, kur bëhet fjalë për qytetet evropiane, Bukureshti me 52% që është në krye të renditjes, ndërsa Roma (38%) që ka pësuar një rënie shumë të vogël.

Rekomandimet janë që rritja e automjeteve autonome dhe përdorimi i makinave të përbashkëta për transportin e disa personave, do të ndihmojnë në zbutjen e trafikut. Për më tepër, raporti nënvizon se ndryshimet në sjelljen e shoferëve do të luajnë një rol të rëndësishëm në zvogëlimin e trafikut dhe i rekomandon shoferëve 4 këshilla:

Planifikimi. Mjaftojnë disa momente për tu informuar mbi kushtet e rrugës që do t’ju ndihmojnë të merrni parasysh alternativat.

-Besojini teknologjisë. Përdorni rrugën alternative të ofruar nga navigatori i përditësuar, sepse e bazon rekomandimin e tij në kushtet e trafikut në kohë reale në itinerarin që po ndiqni.

-Ndryshoni zakonet e drejtimit. Përdorni informacionin në dispozicion për të rregulluar kohën tuaj të nisjes në përputhje me rrethanat. Largimi herët apo vonë nga një vend, mund të nënkuptojë shmangien e kohës së kaluar në trafik në rrugë.

-Merrni parasysh alternativat. Përdorimi i mjetit të transportit nga disa persona, transporti publik, përdorimi i biçikletës ose skuterit janë disa alternativa shumë të mira.        16 qytetet evropiane me indeksin më të lartë të trafikut gjatë 2019-ës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here