Raporti/ 613 të vdekur nga aksidentet, hileja me rripin e sigurimit

0
1194

Aksidentet rrugore dhe sjellja e drejtuesve të mjeteve apo pasagjerëve po kthehet në shqetësim në Holandë. Më 5 gusht, Instituti i Kërkimeve Shkencore Holandeze për Sigurinë Rrugore(SWOV) publikoi raportin vjetor të aksidenteve rrugore me vdekje që kanë ndodhur në rrugët nacionale holandeze gjatë 2017-ës.

Gjatë atij viti, në Holandë humbën jetën 613 njerëz në aksidentet rrugore, nga të cilët 63 në rrugë nacionale. Ndërmjet 2006-ës dhe 2017-ës, aksidentet rrugore me pasojë vdekjen kanë pësuar një rënie prej 24%. Qeveria holandeze është e angazhuar për ti bërë rrugët e saj më të sigurta se asnjëherë ku synon që ta ulë numrin e vdekjeve në rrugë më pak se 500 në 2020-ën.

Tre shkaqet kryesore të aksidenteve ishin:

-25 përplasje vdekjeprurëse me një pengesë në anë të rrugës siç është pema ose një hendek;

-21 përplasje vdekjeprurëse në pjesë fundore, gjysma e të cilave kanë ndodhur në fundin e një bllokimi trafiku;

-8 përplasje fatale frontale, nga të cilat pesë në rrugët me një korsi;

Raporti nxjerr në pah gjithashtu një rezultat alarmant: rënien e përdorimit të rripit të sigurimit. Nga 58 aksidente me pasojë vdekjen të analizuara, vetëm 27 pasagjerë e kishin vendosur rripin e sigurimit, 2 kishin një rrip mesi, ndërsa 18 pasagjerë të vdekur në automjete nuk e kishin vendosur rripin e sigurimit.

Sipas raportit, tingulli i bezdisshëm i kujtesës për vendosjen e rripit të sigurimit, ishte anashkaluar duke e vendosur rripin mbrapa kurrizit në vendin e caktuar.

Në 2016-ën, më shumë se gjysma e pasagjerëve të vdekur në një makinë apo kampion, e kishin vendosur rripin e sigurimit. Në vitin 2013, 97% e pasagjerëve vendosnin rripin e sigurimit dhe në Holandë kjo pikë e sigurisë konsiderohej e arritur. Por, tashmë raporti nxjerr në pah se rënia graduale e përdorimit të rripit të sigurimit, është shndërruar në një shqetësim në rritje që duhet adresuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here