Programi i FIA-s një histori suksesi, një pilote femër mund të bëhet pjesë e Ferrarit në Formula 4

0
596

Katër pilote ambicioze kanë nisur të shijojnë momentin e tyre më domethënës në karrierën e re duke qenë pjesëmarrëse në sesionin final të programit “FIA Girls on Track – Rising Stars” që ka nisur më 11 Janar dhe do të vazhdojë deri në datën 15. Sesioni final është duke u zhvilluar në Akademinë e famshme të pilotëve të Ferrarit në Maranello në Itali. Pilotet e reja femra po kalojnë një javë tjetër vlerësimi, trajnimi, intervista dhe do të stërviten duke iu matur koha si në Formula 4 në cirkuitin e Fiorano-s. Ato po tregojnë potencialin e tyre me synimin për të siguruar një kontratë 1-vjeçare me Akademinë për sezonin e FIA Formula 4 në 2021-in.

Kampi që po zhvillohet në Akademinë e Pilotëve të Ferrarit është faza e pestë dhe vendimtare e programit inovativ për zbulimin dhe edukimin e talenteve, i krijuar nga Komisioni i FIA-s, “Femrat në Motorsport”, i cili synon identifikimin e piloteve femra më të mira në botë të moshave 12-16 vjeç. Pas një kërkimi global nëpërmjet 145 autoriteteve sportive kombëtare që janë anëtare të FIA-s, 20 pilote nga pesë kontinente u ftuan të marrin pjesë dhe tashmë ka shumë mundësi që një prej katër piloteve finaliste të hyjë në histori duke u bërë pilotja e parë femër që ka pasur Ferrari ndonjëherë.

Katër pilotet që po marrin pjesë në Kampin e Akademisë së Pilotëve të Ferrarit janë:

Julia AYOUB: 15 vjeç (Braziliane)

Antonella BASSANI: 14 vjeç (Braziliane)

Doriane PIN: 16 vjeç (Franceze)

Maya WEUG: 16 vjeç (Gjermane/Belge)

Duke bashkëpunuar me skuadrën e Ferrari-t për këtë program 4-vjeçar, Komisioni i FIA-s, “Femrat në Motorsport” ka qenë në gjendje që të krijojë një ecuri të mirë dhe afatgjatë për të mbështetur femrat e reja në udhëtimin e tyre në motorsport. Qëllimi i Akademisë është të ndihmojë formësimin e piloteve në aspekte të ndryshme të përgatitjes personale dhe teknikës së drejtimit të makinës duke bërë njëkohësisht edhe prezantimin e tyre në botën ekonomike dhe mediatike të sportit.

Programi rigoroz 5-ditor në Akademinë e Pilotëve të Ferrarit përfshin teste të aftësisë fizike, aftësi komunikimi, prova qëndrimi, seanca drejtimi me simulator si edhe një seri leksionesh mbi rregulloret sportive dhe sjelljen në pistë. Programi do të mbyllet me dy ditë prova me matje kohe në pistën e Formula 4 në cirkuitin e Fiorano dhe më pas do të vijë edhe përzgjedhja përfundimtare.

Në fund të vlerësimit, Komisioni i FIA-s, “Femrat në Motorsport” do të ketë realizuar një synim tjetër duke siguruar mbështetje konkrete për një nga garueset më premtuese në botë të moshave 12-16 vjeç, të cilat janë në momentet më kritike të zhvillimit të tyre.

Seritë e programit “FIA Girls on Track – Rising Stars” ju japin një pasqyrë unike në udhëtimin e piloteve përmes këtij programi rigoroz dhe shumë tërheqës. Episodet mund ti ndiqni në kanalin e FIA-s në YouTube në linkun më poshtë:

YouTube – FIA Girls on Track – Rising Stars

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here