Presidenti i FIA-s, z.Jean Todt: Shqipëria, sukses me sportin

0
528

Shqipëria hapi një faqe të re në historinë e saj të motorsportit. Auto Club Albania që është anëtare e FIA-s, organizoi për herë të parë në vendin tonë dy evente shumë të rëndësishme ndërkombëtare motorsporti, FIA Sport Regional Congress dhe FIA CEZ Prize Giving Ceremony 2019. I pranishëm në një vizitë 2-ditore në Shqipëri ishte edhe Presidenti i FIA-s, z.Jean Todt, i cili të shtunën në datën 14 Dhjetor 2019 doli në një konferencë për shtyp së bashku me Presidentin e Auto Club Albania, z.Niko Leka. Kujtojmë që Todt është njëkohësisht edhe i Dërguari Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Sigurinë Rrugore. Më sipër mund të ndiqni kronikën e përgatitur nga Abc News për konferencën për shtyp të z.Todt dhe z.Leka. Ky i fundit është themeluesi i Klubit të Automobilit të Shqipërisë dhe prej 12 vitesh është i angazhuar maksimalisht për ta çuar përpara motorsportin në vendin tonë. Gjithashtu, i kushtohet një vëmendje shumë e madhe edukimit të brezave të rinj në lidhje me sigurinë rrugore dhe përfshirjen në fushata të shumta sensibilizuese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here