Presidenti i FIA-s, Jean Todt mesazh për koronavirusin: Së bashku do t’ia dalim

0
566

Bota është prej disa javësh nën pushtetin e koronavirusit, Covid-19. Si shumë aspekte të jetës së përditshme, kjo pandemi ka prekur edhe motorsportin, ndërsa FIA ka vendosur që të shtyjë thuajse të gjitha garat e kampionateve ndërkombëtare të motorsportit, duke nisur nga Formula 1 që ishte parashikuar të niste fundjavën e kaluar në Australi.

Edhe Shqipëria po e kalon këtë situatë të vështirë, ndërsa autoritetet shtetërore kanë marrë një numër të konsiderueshëm masash duke kufizuar lëvizjen e mjeteve dhe njerëzve njëkohësisht.

Në këtë situatë dramatike, Presidenti i FIA-s, Jean Todt, i cili është njëkohësisht edhe i Dërguari Special për Sigurinë Rrugore i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, ka dhënë mesazhin e tij për të gjithë njerëzit kudo në botë, veçanërisht për ata që kontribuojnë në motorsport dhe në lëvizshmëri.

“Dua të shpreh mbështetjen dhe solidaritetin tim për të gjithë qytetarët e botës, dhe për ata që kontribuojnë në motorsport dhe në lëvizshmëri. Vetëm disiplina personale mund të na shpëtojë nga ky virus. Së bashku do t’ia dalim”, thotë ndër të tjera Todt në mesazhin e tij.

Në videon më sipër mund të ndiqni të plotë mesazhin e Presidentit të FIA-s.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here