Piloti shqiptar Andri Gjoka në Kampionatin Gjerman të Karteve Elektrike

0
1205

Një pilot shqiptar në Gjermani. Andri Gjoka është 16-vjeçari që po përfaqëson Shqipërinë me pjesëmarrjen e tij në Kampionatin Gjerman të Karteve Elektrike. Ky është kampionati i parë në botë me karte elektrike. Si pjesë e Federatës Gjermane të Motorsportit, kampionati më inovativ për talentet e rinj në motorsport, do të zhvillohet në pistat më moderne në Gjermani gjatë 2021-it. Karti “Project E20” është i pajisur me një shasi Sodi Sigma DD2 të zhvilluar posaçërisht për kartet elektrike, goma Vega dhe arrin një shpejtësi nga zero në 100 km/orë në 3,5 sekonda dhe shkon deri në 135 km/orë.

Piloti shqiptar është regjistruar dhe do të marrë pjesë në këtë kampionat. Disa ditë më parë, Gjoka ka kryer testet e para dhe ka bërë një paraqitje të mirë, ndërsa është duke u përgatitur për garën e parë të kampionatit që do të zhvillohet në datën 6 Qershor në Wackersdorf.

Andri Gjoka e ka nisur karrierën e tij në Shqipëri duke marrë pjesë në Kampionatet Go-Kart të organizuara nga Auto Club Albania. Një pilot me të dhëna shumë të mira dhe i talentuar në garat e motorsportit. Gjoka u shpall kampion në Kategorinë U-16 në Kampionatin Go-Kart 2020.

Auto Club Albania i uron suksese pilotit të ri shqiptar në pjesëmarrjen e tij në Kampionatin Gjerman të Karteve Elektrike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here