Paradë spektakolare në Romë, ja si do startojë FIA Motorsport Games

0
600

Edicioni i parë i FIA Motorsport Games do të nisë zyrtarisht sot me një paradë spektakolare dhe një ceremoni hapëse që do të zhvillohet në pikat kryesore historike të Romës. Në këtë Kampionat Botëror do të marrë pjesë edhe Shqipëria që do të përfaqësohet në Karting Slalom Cup nga dy pilotë të rinj, 15-vjeçarja Alexia Karaguni dhe 14-vjeçari Kristofor Mjeshtri.

33 makina që përfaqësojnë kategoritë GT, Formula 4, Touring Car dhe Drift në FIA Motorsport Games, do të hapin fundjavën duke parakaluar nga Pallati i Qytetërimit në rrugën e njohur përmes monumenteve të famshme si Koloseu për të mbërritur në Circo Massimo.

Në arenën historike të garave me kuaj “Circo Massimo”, do të zhvillohet ceremonia hapëse ku do të marrin pjesë 196 pilotët dhe 51 Autoritetet Sportive Nacionale (ASN) që do të garojnë në kompeticionin e FIA-s.

Legjenda e “Le Mans 24 Hours”, Tom Kristensen dhe Kryebashkiakja e Romës, Virginia Elena Raggi do të hapin kompeticionin të premten përpara se të nisin garat në cirkuitin e Vallelunga që ndodhet në periferi të Romës.         GH

 

Makinat pritet të largohen nga Pallati i Qytetërimit Italian në orën 15:00 dhe do të mbërrijnë në “Circo Massimo” një orë më vonë, ndërsa ceremonia hapëse se do të nisë në orën 18:00.

Biletat për këtë Kampionat Ndërkombëtar do të jenë pa pagesë dhe kuponat mund ti tërhiqni duke i shkarkuar nëpërmjet internetit në linkun më poshtë:

https://www.fiamotorsportgames.com/tickets-request

Fansat në të gjithë botën, mund të ndjekin ceremoninë hapëse të së enjtes dhe garat gjatë tre ditëve “live” në faqen zyrtare të kompeticionit, “fiamotorsportgames.com”, faqen e Facebook-ut si edhe në “FIA.com”.

Pilotët do të garojnë për medaljen e artë, të argjendtë dhe bronztw në gjashtë disiplina të ndryshme. GT Cup, Touring Car Cup, Formula 4 Cup, Driftin Cup, Karting Slalom Cup dhe Digital Cup do të nisin të gjitha të premten, ndërsa medaljet do të jepen të shtunën dhe të dielën. Autoriteti Sportiv Kombëtar që do të kurorëzohet si kampion i FIA Motorsport Games, do ti jepet trofeu gjatë ceremonisë mbyllëse të dielën në mbrëmje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here