Oraret e lejuara të lëvizjes, ja ku mund të bëni vetëdeklarim për lëvizjen me automjet

0
779

Prej më shumë se dy javësh, Shqipëria është përfshirë nga emergjenca e përhapjes së koronavirusit, Covid-19. Deri tani, janë të konfirmuar 123 persona të prekur dhe pesë të vdekur nga ky virus që ka gjunjëzuar thuajse të gjithë botën.

Prej disa ditësh, Qeveria ka marrë disa masa shtrënguese për sa i përket lëvizjes së mjeteve dhe këmbësorëve. Më poshtë, njoftojmë të gjithë anëtarët e Automobile Club Albania dhe të gjithë qytetarët që të lexojnë me kujdes oraret gjatë të cilave mund të lëvizin dhe të bëjnë kujdes që të shmangin penalizimet.

“Në përgjigje të pyetjeve të shumta të adresuara nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, sqarojmë se:

Lejohen të qarkullojnë me automjete për të shkuar në punë duke plotësuar formularin e VETËDEKLARIMIT të gjithë punonjësit e administratës dhe biznesit në oraret 05:00 deri në orën 08:00 dhe për kthim nga ora 12:00 deri në orën 13:00.

Përjashtohen nga ky kufizim të gjitha automjetet e transportit të mallrave, produkteve ushqimore, fruta-perimeve dhe atyre blegtorale, me qëllim furnizimin e marketeve dhe minimarketeve dhe dyqaneve ushqimore.

NUK lejohet asnjë qytetar që të lëvizë me automjet pa plotësuar formularin e vetdeklarimit dhe pa marrë konfirmim për lëvizje.

Pas orës 13:00 NUK lejohet të lëvizë asnjë qytetar, përjashtuar kthimin për në banesë të punonjësve të linjave prodhuese, të Shëndetësisë, Ushtrisë, Policisë së Burgjeve, SHPSF, të atyre personave që janë të përfshirë në listat e shërbimeve të bashkive dhe shërbimeve në banesë.

Pas orës 13:00 NUK lejohet të jenë hapur asnjë market, minimarket, apo farmaci.

Përjashtohen nga ky kufizim vetëm linjat e prodhimit të bukës, ushqimoreve, prodhimit të mishit dhe atyre blegtorale vetëm për të prodhuar, por JO për të tregtuar.

NUK lejohet lëvizja e këmbësorëve për shëtitje, sport e çdo aktivitet që nuk ka lidhje me furnizmimin me produkte për konsum.

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që gjatë orarit të lejuar lëvizje, të mos qarkullojnë masivisht apo të mblidhen në parqe e lulishte, të ruajnë distancën në markete e minimarkete dhe të evitojnë në maksimum lëvizjet e kota, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19”, thuhet në njoftimin më të fundit të Policisë së Shtetit.

Për sa i përket atyre që duhet të shkojnë në punë, mund të përdorin automjetet e tyre duke bërë më parë vetëdeklarimin në linkun e mëposhtëm, sigurisht duke respektuar oraret e lejuara të lëvizjes:

http://autorizime.asp.gov.al/apply

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here