OECD publikon raportin e punës për kostot e jashtme të transportit

0
1004

Më 5 qershor 2019, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) publikoi ​një raport mbi kostot e jashtme kryesore lidhur me transportin rrugor dhe taksat për t’i menaxhuar ato. Raporti bën një pasqyrë të evoluimit të praktikës së taksave në Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara dhe identifikon mundësitë për një harmonizim më të mirë të taksave të transportit me kostot e jashtme.

Raporti bën të ditur se ekziston një hapësirë e konsiderueshme për përmirësimin e praktikave të taksave të transportit, sidomos duke rritur përdorimin e taksave në bazë të përdorimit të rrugës dhe argumenton se tarifat e distancës ofrojnë një mundësi të mirë për të pasur një transport rrugor më efikas. Autorët e raportit pretendojnë se tarifat e distancës janë veçanërisht premtuese nëse ato ndryshojnë ndërmjet automjeteve duke u bazuar në profilet e tyre përsa i përket emetimeve dhe nëse janë më të larta ku ekspozimi ndaj emetimeve është më i madh.

Përveç kësaj, dokumenti argumenton se një zhvendosje graduale nga një qasje e bazuar në taksat e energjisë drejt taksave të transportit në vazhdimësi, ka potencialin për të krijuar një bazë të qëndrueshme taksash në sektorin e transportit rrugor për një kohë të gjatë. Sipas mendimit të autorëve, zhvendosja nga taksat e energjisë në taksat e mobilitetit është më mirë. Kjo nuk dekurajon shfrytëzimin e burimeve alternative të energjisë, ndërsa taksat e mobilitetit ofrojnë më shumë sinergji midis rritjes së të ardhurave dhe menaxhimit të lëvizshmërisë.

Për më tepër, dokumenti bën të ditur se praktika e reformës së taksës së transportit në Bashkimin Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara, shpesh duket të jetë nxitur më shumë nga përfitimet e të ardhurave sesa nga harmonizimi i çmimeve të transportit me kostot e jashtme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here