Nxënësit e shkollës “Faik Konica”, pjesë e fushatës “This is My Street”

0
630

Edhe nxënësit e shkollës “Faik Konica” i janë bashkuar fushatës globale “This is My Street” duke kërkuar rrugë më të sigurta dhe të pastra. Gjatë takimit të zhvilluar në këtë shkollë, përfaqësues të Auto Club Albania kanë njohur nxënësit me këtë fushatë duke i sensibilizuar që të kërkojnë rrugë sa më të sigurta dhe të pastra.

Kujtojmë këtu faktin se në të gjithë botën, më shumë se 2 milionë të rinj humbasin jetën ose lëndohen në aksidentet rrugore çdo vit.

Prej disa ditësh, Auto Club Albania ka nisur fushatën “This is My Street” për të sensibilizuar qytetarët dhe kryesisht të rinjtë që të kërkojnë rrugë sa më të sigurta dhe të pastra.

Bashkohuni edhe ju në fushatën globale duke u regjistruar në www.mystreet.org dhe shpërndajini mesazhet sensibilizuese sa më shumë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here