Nxënësit e Institutit “Harry Fultz” i bashkohen fushatës globale “This is My Street”

0
643

A e dini se në botë, aksidentet rrugore janë shkaku kryesor i vdekjeve të fëmijëve dhe të rinjve të moshës 5-29 vjeç? Në total, më shumë se 2 milionë të rinj humbasin jetën ose lëndohen në aksidentet rrugore çdo vit.

Në përgjigje të këtij fakti, “This is My Street” është një fushatë që synon të sensibilizojë qytetarët dhe kryesisht të rinjtë që të kërkojnë një botë më të sigurt dhe më të pastër. Auto Club Albania i është bashkuar kësaj fushate duke u sensibilizuar me të rinjtë që kërkojnë rrugë më të sigurta. Nxënësit e Institutit Arsimor “Harry Fultz” kanë qenë të parët që kanë reaguar dhe i janë bashkuar menjëherë fushatës “This is My Street” duke kërkuar rrugë më të sigurta.

Bashkohuni edhe ju në fushatën globale duke u regjistruar në linkun më poshtë:

https://www.mystreet.org/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here