NJOFTIM I RËNDËSISHËM/ Ndalohet qarkullimi i automjeteve për tre ditë

0
552

Për shkak të situatës shumë të vështirë që është krijuar në Shqipëri nga përhapja e koronavirusit, Covid-19, Qeveria ka marrë vendim që të mbyllë qarkullimin e automjeteve private dhe transportit ndërurban.

“-NGA E PREMTJA NË 06.00 DERI TË DIELËN NË MESNATË DO TË MBYLLET QARKULLIMI I AUTOMJETEVE PRIVATE NË TIRANË E DURRËS, SI DHE TRANSPORTI NDËRURBAN MES TIRANËS E DURRËSIT.

-NGA E PREMTJA NË 06.00 DERI TË DIELËN NË MESNATË DO TË MBYLLET QARKULLIMI I AUTOMJETEVE PRIVATE DHE URBANËVE NË SHKODËR, LEZHË, ELBASAN, LUSHNJE, FIER DHE VLORË.

-QARKULLIMI NË KËTO TERRITORE DO TË JETË I HAPUR VETËM PËR AUTOAMBULANCAT, AUTOMJETET QË KRYEJNË FUNKSIONE SHËRBIMI SHTETËROR DHE ATO QË TRANSPORTOJNË MALLRA”, – thuhet në vendimin e publikuar nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në faqen e tij në Facebook.

Në këtë mënyrë, Automobil Club Albania, i bën thirrje të gjithë anëtarëve të saj që të marrin masa dhe të respektojnë vendimin e mësipërm.

Në rast të kërkesës për asistencë rrugore, kërkojmë mirëkuptimin tuaj që mund të ketë probleme dhe vonesa në dhënien e saj.

Në vazhdim, do t’iu mbajmë të informuar për gjithçka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here