Rreth Motorsportit

Motorsport

1.Çfarë janë garat e motorsportit?

Garat e motorsportit zhvillohen zakonisht në rrugë, në pista ose në terrene të tjera. Formati ose lloji i garës mund të jetë autokros, crosscar, hillclimb, motorkhana, karting, drag apo edhe disiplina të tjera. Garat në Shqipëri zhvillohen sipas Kodit Sportiv Ndërkombëtar të FIA-s dhe rregulloreve të Federatës Shqiptare të Sporteve të Automobilizmit, anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA).

Llojet e garave të motorsportit në Shqipëri

Hillclimb është një garë shpejtësie ngjitje malore që zhvillohet në asfalt. Një disiplinë e njohur në Shqipëri. Federata Shqiptare e Sporteve të Automobilizmit (FASA) dhe Auto Club Albania organizojnë çdo vit garën “Trofeu Skënderbej”, e vlefshme për Kampionatin e Central European Zone (CEZ-FIA).       

Karting është një garë që zhvillohet në një pistë të mbyllur ndërmjet disa pilotëve që drejtojnë makinat e quajtura kart. Prej tre vitesh, FASA dhe ACA organizojnë rregullisht Kampionatin Kombëtar të Kartingut, i ndarë në disa kategori; meshkuj, femra, U-16 dhe fëmijë.

Crosscar është një lloj gare me makinë kart të homologuar që zhvillohet në pista për autocross dhe rallycross. Garat zhvillohen në bazë të vëllimin të kubikëve (125 cc, 250 cc, ose 650 cc). Klasa 125 cc është një klasë e vogël dhe hapur për fëmijët 12 vjeç e lart, por mund të filloni trajnimin që në moshën 10 vjeç.

Karting Slalom është një disiplinë e re në Shqipëri. Kjo disiplinë konsiston në zhvillimin e një gare ku piloti duhet ta drejtojë kartin ndërmjet disa pengesave për të mbërritur në finish në një kohë sa më të shpejtë. Është një garë ku ndërthuren shpejtësia dhe teknika e drejtimit të kartit. Shqipëria u përfaqësua nga dy pilotë të rinj në këtë disiplinë në Kampionatin Botëror “FIA Motorsport Games 2019”.       

Drag Race është një garë shpejtësie në pista me kthesa ose në një pistë të drejtë. FASA mbështet garat e Drag-ut që zhvillohen në Shqipëri.

Motorkhana është një garë që konsiston në drejtimin e makinës nëpër disa pengesa. Qëllimi është përshkrimi i pistës dhe kalimi i pengesave në një kohë sa më të shkurtër. Çdo provë zgjat 15 deri në 60 sekonda. Një disiplinë që po njeh një shtrirje të konsiderueshme gjatë viteve të fundit.

Si të bëheni pjesë e garave të motorsportit në Shqipëri?

Kushdo që dëshiron të bëhet pjesë e garave të motorsportit në Shqipëri, duhet të regjistrohet pranë Federatës Shqiptare të Sporteve të Automobilizmit (FASA), e cila është anëtare dhe përfaqësuese e FIA-s në Shqipëri.

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të bëhen pjesë e motorsportit në Shqipëri, të paraqiten pranë zyrave të Federatës Shqiptare të Sporteve të Automobilizmit për tu regjistruar:

Rruga Ismail Qemali 30, Tirana 1019

https://www.google.com/maps/place/Automobile+Club+Albania/@41.3207644,19.8131865,17z/data=!3m1!4b1!4m5!3m4!1s0x135031025487435b:0x4e70bfa64caeebdf!8m2!3d41.3207604!4d19.8153752

Telefon: +355 67 60 01 222

E-mail: sport@aca.al

Web: www.aca.al

2.Klubet e motorsportit

Klubet e motorsportit janë grupime entuziastësh të garave të motorsportit, të cilët organizojnë, suportojnë dhe marrin pjesë në evente të ndryshme të motorsportit që zhvillohen në Shqipëri. Klubet janë një forum i drejtpërdrejtë për të ndarë histori, këshilla dhe udhëzime.

1.Illyrius Motorsport

Illyrius Motorsport është një organizatë jo-fitimprurëse sportive, e cila ka si qëllim promovimin dhe zhvillimin e Motorsportit në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin e Ballkanit. Organizata operon e pavarur dhe si e tillë është e pavarur në qëllimin e saj për zhvillimin e motorsportit, i cili është dhe objektivi kryesor. Illyrius Motorsport kërkon të zhvillojë disiplina të ndryshme të garave automobilistike si Go Kart, Hill Climb, Circuit, Drag, Simulator, etj.

Stafi i Illyrius Motorsport është i trajnuar për sigurinë dhe mbarëvajtjen në Motorsport, i pajisur me certifikata të ndryshme nga FIA (Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit). Eventet sportive të zhvilluara deri më sot nga Illyrius, janë:

Trajnim “Bazat në Motorsport”

Race of the Illyrians (Go Kart Championship)

Race of the Illyrians 2 (Go Kart Championship)

Festival of Speed

Për më shumë: www.illyrius.org

2.ACA Racing Team 

ACA Racing Team është një ekip i krijuar me suportin e Hoogan, Auto Club Albania e Automaster dhe merr pjesë në disiplina të ndryshme si hillclimb dhe karting. Gentjan Shaqiri është piloti që garon për ACA Racing Team duke marrë pjesë në evente të ndryshme.

Për më shumë: www.aca.al

3.SpeedHunters

Një grupim të apasionuarish që organizojnë dhe marrin pjesë në disiplina të ndryshme garash në Shqipëri. SpeedHunters kanë organizuar evente të ndryshme motorsporti ku vlen të përmendet gara “drag” e zhvilluar në 2019-ën në pistën përpara City Park.

Për më shumë: https://speedhunters.al/

3.Si të bëhesh pjesë e garave?

Një garë motorsporti është ajo ku një ose disa makina garojnë me njëra-tjetrën me synimin për të mbërritur sa më shpejt në finish. Garat mund të jenë në distanca të ndryshme, duke filluar nga vetëm disa xhiro, deri në dhjetra xhiro.

Hapi 1: Regjistrimi

Të gjithë të apasionuarit, pilotët apo klubet e motorsportit që dëshirojnë të marrin pjesë në garat e disiplinave të ndryshme që organizohen në Shqipëri, fillimisht duhet të regjistrohen pranë Federatës Shqiptare të Sporteve të Automobilizmit (FASA).

Na gjeni në adresën e mëposhtme:

Rruga Ismail Qemali 30, Tirana 1019

https://www.google.com/maps/place/Automobile+Club+Albania/@41.3207644,19.8131865,17z/data=!3m1!4b1!4m5!3m4!1s0x135031025487435b:0x4e70bfa64caeebdf!8m2!3d41.3207604!4d19.8153752

Telefon: +355 67 60 01 222

E-mail: sport@aca.al

Web: www.aca.al

Hapi 2: Aplikimi për licensë

Për të marrë pjesë në garat e disiplinave të ndryshme të motorsportit në Shqipëri, pilotët duhet të pajisen edhe me licensë. Në këtë mënyrë, rekomandojmë që kur të regjistroheni, të bëni edhe aplikimin për tu pajisur me licensë për disiplinën përkatëse ku dëshironi të garoni.

Hapi 3: Aprovimi i licensës

Pas aplikimit dhe shqyrtimit të dokumentacionit, Fedarata Shqiptare e Sporteve të Auomobilizmit (FASA) ju pajis me licensë të vlefshme dhe të njohur kombëtare dhe ndërkombëtare.

4.Femrat në motorsport

Femrat në Motorsport është një projekt i FIA-s, “Women in Motorsport” që synon të afrojë femrat në botën e motorsportit. Qëllimi kryesor i FASA-s dhe ACA-s është që të afrojë sa më shumë femra në botën e motorsportit, të cilat mund të jenë pilote, vullnetare apo të apasionuara që kanë dëshirë të bëhen pjesë e kësaj bote.

Përmes iniciativave tona, ne synojmë që të rrisim pjesëmarrjen e femrave në motorsport.

Disa nga iniciativat tona përfshijnë:

-Trajnime të femrave pilote gjatë eventeve të motorsportit.

-Programet e “Femrave në Motorsport” për zyrtaret vullnetare femra që dëshirojnë të marrin pjesë si zyrtare në gara.

-Suporti i femrave që përfshihen në motorsport si pilote apo si vullnetare.

-Shpërndarja dhe promovimi i femrave shqiptare në motorsport përmes kanaleve tona të komunikimit në web apo Mediat Sociale: Facebook, Instagram, Twitter dhe YouTube.

Në 2019-ën, Shqipëria mori pjesë për herë të parë në një Kampionat Botëror motorsporti siç është “FIA Motorsport Games” duke u përfaqësuar edhe me piloten Alexia Karaguni në disiplinën e Karting Slalom.

5.Zyrtarët dhe Vullnetarët

Për shumë njerëz, të bëhesh vullnetar i motorsportit si marshall ose zyrtar, është një mënyrë e shkëlqyeshme për t’iu afruar kësaj bote pa qenë në vendin e pilotit. Zyrtarët dhe vullnetarë janë një pjesë jetike e motorsportit në çdo nivel dhe pa ata, eventet dhe garat nuk mund të organizohen.

Zyrtarët sigurojnë që garat të zhvillohen në mënyrë të sigurt, të drejtë dhe që rregullat dhe rregulloret të respektohen. Çdo event motorsporti kërkon një numër zyrtarësh me aftësi të ndryshme për të kryer një gamë të gjerë detyrash.

Vullnetarët e motorsportit gëzojnë përfitime të shumta përmes përfshirjes së tyre në këtë sport, të tilla siç janë:

-Miqësia dhe shoqëria

-Aftësi të reja

-Shijojnë mundësi dhe përvoja të reja

-Kënaqësi për të kontribuar në një sport që e kanë pasion

-Mundësi e madhe për rritje dhe zhvillim personal dhe profesional.

FASA njeh rolin e rëndësishëm që luajnë vullnetarët tanë për të ndihmuar në organizimin dhe zhvillimin e garave të ndryshme të motorsportit. FASA dhe ACA bëhen gjithmonë pjesë e fushatave siç është Fundjava e Vullnetarëve e FIA-s apo të tjera. Shprehim vlerësimin tonë për shumë orë përkushtimi të vullnetarëve dhe zyrtarëve për garat e motorsportit.

Të gjithë vullnetarët që kanë dëshirë të bëhen pjesë e eventeve dhe garave të motorsportit në Shqipëri, mund të regjistrohen në adresën e mëposhtme:

Rruga Ismail Qemali 30, Tirana 1019

https://www.google.com/maps/place/Automobile+Club+Albania/@41.3207644,19.8131865,17z/data=!3m1!4b1!4m5!3m4!1s0x135031025487435b:0x4e70bfa64caeebdf!8m2!3d41.3207604!4d19.8153752

Telefon: +355 67 60 01 222

E-mail: sport@aca.al

Web: www.aca.al

6.Under 16

Federata Shqiptare e Sporteve të Automobilizmit (FASA) u krijon mundësinë të rinjve që dëshirojnë të hyjnë në botën e motorsportit, që të regjistrohen dhe të marrin pjesë në gara të ndryshme. Të rinjtë poshtë moshës 16 vjeç mund të paraqiten pranë zyrave të FASA-s për t’u informuar dhe regjistruar për të marrë pjesë në garat e motorsportit në disiplinat ku atyre u lejohet.