Mbyllet me sukses Hill Climb “Trofeu Skënderbej 2021”/ Kronika e RTSH

0
596

Auto Club Albania organizoi me sukses edicionin e 7-të të garës Hill Climb “Trofeu Skënderbej 2021”. Për dy ditë me radhë, rreth 40 pilotë të ndarë në dy kategori, Pro dhe Promo, kanë dhuruar spektakël në rrugën e Malit të Krujës.

Pas provave zyrtare të zhvilluara të shtunën, të dielën u zhvillua gara. Ashtu si në vitin 2019, edhe këtë herë, në vend të parë u rendit hungarezi Laslo Szasz me kohën më të mirë, 2:12:232. Në vend të dytë u rendit Valon Rexhepi nga Kosova dhe në vend të tretë shqiptari Gentian Kulla. Në Kategorinë Pro morën pjesë pilotë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Hungaria.

Në Kategorinë Promo, në vend të parë u rendit Julian Sami me BMW, i ndjekur nga Apostol Lena dhe Alban Zaka. Në Kategorinë Promo morrën pjesë 13 pilotë. Gara u ndoq nga shumë spektatorë dhe të apasionuar pas motorsportit.

Në video mund të ndiqni kronikën e transmetuar nga RTSH në lidhje me këtë garë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here