Mbështetje maksimale për fushatën “This is My Street”, pjesë e saj edhe nxënësit e shkollës “Dora d’Istria”

0
946

Në të gjithë botën, aksidentet rrugore janë shkaku kryesor i vdekjes së fëmijëve dhe të rinjve të moshës 5-29 vjeç. Në total, më shumë se 2 milionë të rinj humbasin jetën ose lëndohen në aksidentet rrugore çdo vit. Fushata “This is My Street” është për rrugë të sigurta dhe të shëndetshme për të rinjtë në të gjithë botën. Fushata është lançuar dhe ndiqet nga FIA Foundation.

Auto Club Albania si anëtare dhe përfaqësuese e FIA-s në Shqipëri, i është bashkuar kësaj fushate dhe zhvillon takime sensibilizuese në shkollat dhe rrugët e Tiranës. Fushata globale “This is My Street” vazhdon të mbështetet maksimalisht nga të rinjtë. Pjesë e saj janë bërë edhe nxënësit e shkollës 9-vjeçare në Tiranë, “Dora d’Istria”. Përfaqësues të Auto Club Albania kanë zhvilluar takime sensibilizuese me nxënësit e kësaj shkolle duke i njohur me fushatën globale dhe të drejtën e tyre për të kërkuar rrugë më të sigurta dhe të pastra.

Bashkojuni fushatës globale dhe regjistrohuni në www.mystreet.org.

Shpërndajeni sa më shumë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here