Marketing dhe menaxhim, Klubet prezantojnë shërbime të reja

0
628

Për pesë ditë me radhë, nga 21 deri më 25 Tetor, 50 delegatë Klubesh (përfshirë marketingun e Klubeve, anëtarësimet, zhvillimin e biznesit, inovacionin dhe menaxhimin e lartë të stafit), u mblodhën në Vjenë për Takimin Vjetor të Marketingut dhe Menaxhimit. Ky takim u mirëprit nga Klubi i Automobilit të Austrisë (ÖAMTC).

Eventi nisi me dy sesione të fokusuara te startuesit e reinj. Ditën e parë, delegatët takuan 12 startuesit e rinj të përzgjedhur nga Sfida e Fillimit të FIA Region I. Më 23 Tetor, një takim pune i mundësuar nga “MassChallenge” nxori në pah praktikat më të mira për bashkëpunimin me startuesit e rinj, duke marrë eksperiencën e BMW i Ventures, Urgently, ÖAMTC, FDM dhe Klubit të Automobilit të Katalunjës (RACC).

Më pas, dy sesionet e tjera iu dedikuan marketingut. Më 23 tetor, Klubet prezantuan produktet dhe shërbimet e tyre të reja: Telesales Team (AMSS), Shtëpi e Zgjuar (ANWB), Lidhje e Zgjuar (ÖAMTC) dhe Nestor (RACC).

Më 24 Tetor, një seminar i plotë ditor i mundësuar nga UpThrust (Shtëpia e Marketingut) u përqendrua te rritja e marketingut dhe shitjet dixhitale, duke përdorur rastet praktike të Shoqërisë Automobilistike të Afrikës së Jugut (AA SA), Klubit të Automobilit të Bosnjë-Hercegovinës (BIHAMK) dhe Klubit të Zvicrës (TCS).

Ditën e fundit u adresuan praktikat me seminarin “Tough Talk: influence & negotiating workshop” e mundësuar nga Business4Good.

Më vonë do të zbulohet edhe fituesi i Çmimit të Marketingut. Çmimi do të shpërblejë nismën më frymëzuese të paraqitur nga Klubet gjatë 23 dhe 24 Tetorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here