“Manifesti për Mobilitetin”, FIA kërkesë BE-së

0
1063

Më 25 qershor 2019, “FIA Summer Cocktail” mblodhi 120 të ftuar në një mbrëmje të rrjetëzimit të dedikuar për të ardhmen e mobilitetit, ku mbajtën fjalime të posaçme Komisioneri Evropian për Hulumtime, Shkencë dhe Inovacion, Carlos Moedas dhe piloti i Formula E, Jerome D’Ambrosio.

Në fjalën e tij të hapjes, Presidenti i FIA Region I, Thomas Møller Thomsen, theksoi se si të rejat janë çelësi i mobilitetit dhe konsumatorëve, duke iu referuar “Manifestit për Mobilitetin” të miratuar kohët e fundit nga FIA Region I. “Ne shpresojmë që zgjidhjet e reja dhe inovative të futen në axhendën politike për të mirën e shoqërisë. Ne kërkojmë nga vendimmarrësit që ta vendosin përdoruesin e automjetit në qendër të diskutimit”, tha Thomsen.

Komisioneri Evropian, Moedas foli në lidhje me drejtuesin e automjetit dhe risitë e mundshme të mobilitetit në ditët e sotme. “Lëvizshmëria është një sektor që ka potencial për ndryshim me shpejtësinë e dritës, ku diçka që ne kemi ëndërruar, mund të bëhet realitet. Unë besoj se klima do të jetë në krye të ndryshimeve të mëdha në vitet e ardhshme, ndërsa pas saj është dixhitalizimi. Ne duhet të bashkojmë aspektin fizik me dixhital për të krijuar tregje tërësisht të reja. Por, edhe për të transformuar tërësisht idenë tonë se çfarë bën një automjet, sepse aty ndodhet potenciali i vërtetë për hapa të mëdhenj përpara”.

Presidenti i FIA-s dhe njëkohësisht i dërguari i posaçëm i OKB-së për Sigurinë Rrugore, Jean Todt në fjalën e tij përpara audiencës deklaroi: “FIA punon për ta bërë jetën e të gjithë përdoruesve të rrugës, jo vetëm të drejtuesve të mjeteve, më të sigurt dhe më të rehatshme në të gjithë botën”. Todt theksoi angazhimin e FIA-s për përmirësimin e sigurisë rrugore. “Siguria në rrugë është një nga prioritetet e FIA-s. Ne jemi duke punuar ngushtë me anëtarët tanë, institucionet dhe palët e interesuara për të na ndihmuar në përmirësimin e sigurisë rrugore në të gjithë botën”.

Jerome D’Ambrosio përshkroi se si eksperienca e tij si një shofer i Formula E mund të frymëzojë vendimmarrësit e BE-së. D’Ambrosio mori një vendim të guximshëm kur u bë pjesë e kampionatit Formula E në fazat e hershme të tij, kur shumica e njerëzve kritikonin se teknologjia nuk ishte mjaftueshëm në kushtet e duhura. Ai i ftoi vendimmarrësit e BE-së të marrin një vendim të guximshëm dhe të angazhohen për ta bërë mobilitetin më të gjelbër dhe më të sigurt. “Kur ne angazhohemi për një projekt dhe ne vendosim se mund të bëhet, ai bëhet”, deklaroi D’Ambrosio.

Në këtë takim, FIA Region I shfaqi “Manifestin e tij për Mobilitet”. Me sloganin “Vendosni përdoruesin në pole position”, Manifesti përshkruan fushat kyçe ku vendimmarrësit e BE duhet të veprojnë për të përmirësuar lëvizshmërinë e konsumatorëve. Pjesëmarrësit u ftuan më pas të shikonin videon e Manifestit për mobilitetin dhe të fotografonin në dhomën e fotove të dedikuara për t’ia paraqitur vendimmarrësve të BE-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here