Makinat që ecin vet, shikoni sondazhin e veçantë

0
685

Më 25 Shtator 2019, Audi publikoi një studim për emocionet dhe qëndrimet e njerëzve ndaj drejtimit autonom të automjeteve. Në total janë intervistuar 21.000 njerëz nga nëntë shtete: Kinë, Francë, Gjermani, Itali, Japoni, Koreja e Jugut, Spanjë, Mbretëria e Bashkuar dhe Amerikë.

Studimi hedh dritë në tre fusha kryesore:

-Aspektin emocional. Ndërkombëtarisht, 82% e të anketuarve shfaqin interes në drejtimin autonom dhe më shumë se gjysma do të provojnë një makinë vet-drejtuese. Gjithsesi, ka shqetësime të shumta në lidhje me humbjen e kontrollit ose rreziqet e pashmangshme teknike. Në Evropë, spanjollët janë në krye për sa i përket pranimit të makinave autonome.

-Gatishmëria njerëzore. Të rinjtë që janë të mirë edukuar dhe mirë paguar, janë njerëzit që mezi i presin automjetet autonome. Duke bërë një krahasim ndërmjet shteteve, kinezët dhe koreano-jugorët lidhen më pozitivisht me drejtimin autonom të makinave, ndërsa evropianët, japonezët dhe amerikanët janë më të rezervuar.

-Tipologjia e përdoruesit. Shfaqen pesë lloje përdoruesish në drejtimin autonom të mjeteve: shoferi i dyshimtë, hezituesi i ndikuar nga siguria, shoferi mëndjehapur, ndjekësi i trendeve i ndikuar nga statusi dhe pasagjeri i teknologjisë. Drejtuesit e dyshimtë janë më të zakonshëm në Gjermani (26%) dhe Francë (21%), ndërsa pasagjerët e teknologjisë gjenden më shpesh në Kinë (46%).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here