Kostot njerëzore të mosveprimit për sigurinë rrugore, ja si ndikojnë aksidentet në rrugë

0
605

 

Prej dy ditësh po zhvillohen në Stohkolm të Suedisë takime pune, seminare, lançime fushatash sensibilizuese apo diskutime të shumta në lidhje me sigurinë në rrugë. Gjithçka ndodh në prag të Konferencës së 3-të Ministrore Botërore për Sigurinë Rrugore që do të zhvillohet më 19-20 Shkurt në Suedi.

Gjatë ditës së sotme u zhvillua edhe një takim ku Aleanca Botërore e Organizatave Jo-Qeveritare për Sigurinë Rrugore, publikoi raportin me titull: “Dita kur bota jonë u shkatërrua. Kostot njerëzore të mosveprimit për sigurinë rrugore”. Ky raport i bazuar në një pyetësor të 5.606 njerëzve nga 132 shtete të botës, fokusohet në ndikimin shkatërrues që aksidentet rrugore kanë në jetën e viktimave në rrugë, familjeve të tyre dhe komunitetin e gjerë. Kjo tregon se aksidentet në rrugë prekin shumë njerëz, disa herë gjatë jetës së tyre dhe pasojat janë të gjera. Më poshtë disa statistika interesante të nxjerra nga ky pyetësor.

Aksidentet rrugore prekin shumë prej nesh

57% e të anketuarve janë përfshirë vet në aksidente rrugore.

87% njohin dikë që ka gjetur vdekjen në një aksident.

95% njohin dikë që është plagosur në një aksident rrugor.

17% kanë humbur një pjesëtar të familjes si pasojë e një aksidenti.

Aksidentet rrugore mund të ndikojnë tek të ardhurat dhe edukimi

24% e të pyeturve nuk punojnë për t’u kujdesur për një person të aksidentuar.

15.5% deklaruan që ata ose fëmijët e tyre duhej të braktisnin shkollën.

11% e të mbijetuarve nga aksidentet, humbën punën ose burimin e të ardhurave.

Ka efekte emocionale dhe psikologjike

66% jetojnë me frikë se ata ose njerëzit e dashur të tyre do të përfshihen sërish në një aksident rrugor.

47% kanë shmangur vende, gjëra ose njerëz që kanë lidhje me një aksident rrugor.

43% deklaruan se kanë përjetuar depresion, mungesë shprese, zemërim, makth, kujtime të këqija, sulme paniku, gjumë të shqetësuar dhe përqendrim të dobët.

Të jesh përdorues i rrugës, mund të ndihesh i pasigurt

78% thanë se tejkalimi i shpejtësisë i bën ata të ndihen të pasigurt.

70% deklaruan se infrastruktura e keqe rrugore i bën ata të ndihen të pasigurt.

Siguria në rrugë ka rëndësi për njerëzit

96% e vlerësuan sigurinë në rrugë si një çështje shumë ose jashtëzakonisht të rëndësishme për shëndetin publik.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here